Dhimbjet nuk kanë asnjë lidhje me motin e keq, flasin ekspertët
Dhimbjet e trupit me motin e lagësht nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën. Të dhënat vijnë nga një studim i ri, sipas të cilit, në të vërtetë temperaturat e ftohta thjeshtë nxjerrin në pah shqetësimet ekzistuese.

Por këto probleme largohen menjëherë sapo del dielli.

Në dy studime të reja të realizuara në Australi u morën në ekzaminim rreth 1 mijë persona me dhimbje mesi dhe rreth 350 të tjerë me osteoartrit të gjunjëve.

Shkencëtarët krahasuan motin me kohën kur pacientët dalluan fillimisht dhimbjen me kushtet e motit një javë dhe një muaj përpara fillimit të tyre.

Ata nuk gjetën asnjë lidhje mes dhimbjesmesit dhe temperaturës, lagështisë, presionit të ajrit apo drejtimit të erës.

Të dhënat përforcojnë punën e mëparshme kërkimore, të realizuar nga Instituti George, se nuk ka lidhje mes dhimbjesmesit dhe motit, të dhëna të cilat u kritikuan gjerësisht nga publiku në mediat sociale.
Shtuar më 07/01/2019, ora 22:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori