Dhimbjet e kokës sinjalizojnë për këto probleme me shëndetin
Shkenca moderne nuk mund të shpjegojë akoma pse ka kaq shumë dhimbje të ndryshme koke. Çdo vit, mijëra njerëz diagnostifikohen gabimisht kur kërkojnë ndihmë mjekësore për dhimbjet e kokës nga profesionistët.

Disa mjekë u japin pacientëve ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve pa i vizituar fare. Ata nuk e marrin fare parasysh faktin që dhimbjet e kokës janë tregues i një gjendje më serioze. Ilaçet nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë për dhimbjen e kokës apo migrenën. Është gjithashtu e rëndësishme të analizohen simptomat për të kuptuar nëse pacientët kanë nevojë për një trajtim tjetër.

Këto janë 4 llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës:

Dhimbje e kokës nga tensioni – Kjo është një nga llojet më të shpeshta të dhimbjeve të kokës. Ajo shkakton tension të vazhdueshëm ose dhimbje në kokë. Ndonjëherë njerëzit përjetojnë edhe një dhimbje therëse në veshë. Shumica e mjekëve mendojnë se kjo lloj dhimbje e kokës ndodh si rezultat i tkurrjes së muskujve të kokës ose qafës për shkak të niveleve të larta të stresit.

Trajtimi: Ju mund t’i lehtësoni dhimbjet duke pirë çaj xhenxhefili dhe duke derdhur pak vaj mente direkt tek flokët (ky vaj ju freskon dhe qetëson muskujt e kokës dhe qafës).

Migrena – Kjo dhimbje koke ndodh zakonisht tek grupmosha 25-55 vjeç. Simptomat e saj janë dhimbje të forta dhe intensive në anën e majtë apo të djathtë të kokës (në 30% të rasteve dhimbja ndjehet në të dyja anët), probleme me shikimin, të përziera, dhe ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, tingujve, aromës dhe prekjes.

Trajtimi: Studime të ndryshme kanë treguar se Vitamina B12, acidet yndyrore omega 3 dhe magnezi mund të lehtësojnë simptomat e migrenës, shkruan Gazeta Shendeti. Rekomandohet gjithashtu që të bëhen sa më shumë aktivitete fizike për të parandaluar migrenën.

Dhimbje të përqendruara vetëm në një pjesë të kokës – Këto dhimbje ndodhin zakonisht tek njëri nga sytë, dhe janë më të zakonshme tek meshkujt sesa femrat. Dhimbja fillon papritmas dhe bëhet e padurueshme. Simptomat e tjera janë rrjedhje dhe bllokim të hundës, lotim të syve.

Trajtimi: Vendosni pak krem kapsiasin në pjesën që ndjeni dhimbje. Kjo do të ndalojë dhimbjen.

Sinusit – Sinusiti shkaktohet nga infeksioni dhe zakonisht shoqërohet me temperaturë dhe dhimbje të forta në ballë, faqe dhe sy.

Trajtimi: Gjëja më e rëndësishme është të rrisni konsumimin e lëngjeve për të parandaluar dehidratimin. Ju duhet të konsumoni gjithashtu ushqime që përmbajnë vitaminë C, pasi antioksiduesit e saj ndihmojnë për luftimin e infeksioneve. Pini edhe çaj jeshile me limon dhe hani fruta për të rritur nivelet e vitaminës C në trup. Përveç kësaj, mund të përdorni edhe kompresa të ftohta dhe të pini çaj xhenxhefili.
Shtuar më 21/03/2017, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori