Numër i madh tankesh ruse lëvizin pranë Ukrainës (VIDEO)

Një numër i madh tankesh është parë duke lëvizur drejt kufirit pranë Kharkivit të Ukrainës, raporton CNN.

Nata ka rënë në Rusi dhe Ukrainë. Forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë qendrën e kryeqytetit Kiev.

Zyrtarët perëndimorë po paralajmërojnë për një “luftë të gjatë” përpara.

Ora policore në Kiev është zgjatur deri të hënën.

“Mbrëmë u mbajtëm … ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut”, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy të shtunën.


Shtuar 26.02.2022 18:47