Arta Dollani jep dorëheqjen nga IKTK, Margariti i kalon postin zv/drejtores

Arta Dollani ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtores së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Pas dorëheqjes, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka emëruar në krye të IKTK, deri në përfundimin e procedurave të konkurimit, Rudina Kule, që mbante detyrën e zv.drejtores në këtë institucion dhe drejtuese e ASHA deri në momentin e formimit të IKTK.

Ky institut u formua nga bashkimi i 2 institucioneve të mëparshme në varësi të ministrisë së Kulturës përkatësisht nga Instituti i monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.


Shtuar 21.10.2021 17:27