“Na kanë mësuar gjithçka, por jo të jetojmë pa prezencën e tyre”, Rosela Gjylbegu emocionon me dedikimin për gjyshërit

Këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu është siguruar të njihet gjithmonë në media vetëm për talentin dhe punën e saj, jeta personale e saj ka marrë rrallëherë vëmendjen e publikut.

Së fundmi Rosela ka emocionuar ndjekësit me një dedikim për gjyshërit e saj në rrjetet sociale.

“Na kanë mësuar gjithçka në jetë, por jo si të jetojmë pa prezencën e tyre. Ndoshta edhe për këtë na donin më shumë se të gjithë ❤️

Ju dua gjyshe, përgjithmonë!”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Rosela u rikthye në vëmendje pasi zbuloi se eshte ne nje lidhje dhe bëri publik partnerin e saj.

Sa i takon muzikës atë kemi kohë pa e dëgjuar me ndonjë projekt të ri muzikor, por e pranishme në spektakle të ndryshme të muzikës shqiptare. Dy vjet më parë Rosela Gjylbegu ka qenë pjesë e festivalit të RtSh-së me këngën “Vashëzo”, ndërsa në vitin 2009 së bashku me Eliza Hoxhën ka fituar vendin e parë në Kënga Magjike./albeu.com/