Dhëmbë të bardhë si perla, me këtë produkt që e konsumojmë çdo ditë
Ata që e pëlqejnë qumështin, nuk duhet të harrojnë ta shtojnë edhe në kafe apo çaj, sepse rezultati do të jetë … dhëmbë më të bardhë.

Studiuesit thonë se qumështi madje është edhe më efektiv se zbardhuesit industrialë që ofrohen në formë paste dhëmbësh.

“Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë dhe ndikon në njollosjen e dhëmbëve">dhëmbëve. Por nëse çajit i shtojmë qumësht, ne ulim menjëherë mundësinë e njollosjes së dhëmbëve">dhëmbëve”, thotë Ava Chow e Universitetit Dentar në Alberta (Kanada).

Çaji përmban tanina, një lëndë me ngjyrë të errët, e cila ngel në dhëmbë. Por kaseina që është proteina kryesore te qumështi, bllokon taninën, duke parandaluar ngjyrosjen e dhëmbëve">dhëmbëve.
Shtuar më 17/05/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori