Detoksi pranveror për një organizëm sa më të shëndetshëm
Sipas një studimi të publikuar së fundmi në sitin e njohur amerikan ‘’WebMD” një njeri me zhvillim fiziologjik normal është i ekspozuar ndaj 2.5 miliardë kilogramë kimikate toksike gjatë gjithë jetës. Bëhet fjalë për mikroorganizma helmuese të cilat gjenden në ajër, në ushqimet e konsumit të përditshëm, në ujë, në produktet e higjienës personale etj.


Ata jetojnë dhe shumohen në trupin tonë duke penguar në këtë mënyrë mirëfunksiomin e disa prej organeve kryesore të trupit të njeriut. Sigurisht qëKjo është edhe arsyeja pse herë pas herë duhet të bëni regjime çhelmuese sidomos. Living sot ju propozon një recetë shumë interesante ujë me limon dhe luleshtrydhe, zbuloni më poshtë për çfarë bëhet fjalë:

Uji me luleshtrydhe është një pije e pasur me antioksidantë, fibra dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm që çhelmojnë organizmin nga toksinat e ndryshme, parandalojnë oksidimin e qelizave, si dhe përmirësojnë funksionin e disa prej organeve kryesore në trupin e njeriut si mëlçia dhe veshkat.


Ai përmban vitamina A, B dhe C, të cilat forcojnë aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira.

Konsumi i tij i përditshëm ndihmon gjithashtu në hidratimin e lëkurës, kjo falë mineraleve të luleshtrydheve që rregullojnë sasinë e elektroliteve në trup dhe luftojnë humbjen e lëngjeve. Luleshtrydhet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave të tretshme që së bashku me ujin, lehtësojnë tretjen dhe eleminojnë bakteret e toksinat në traktin tretës. Përveç se eleminon toksinat, uji me luleshtrydhe limon ndihmon gjithashtu në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak dhe kontrollon kolesterolin e keq.


PËRGATITJA: Merrni 500 gr luleshtrydhe, lajini mirë e mirë dhe ndajini në gjysmë. Vendosni në zjarr 1 litër ujë. Pasi të ketë vluar shtoniluleshtrydhet në enën ku keni zier ujin. Lërini 30 minuta brenda më pas shtoni 1 gotë uji me lëng limoni dhe kalojini në frulator. Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti dhe pijeni çdo ditë esëll./Burimi ''STEP BY HEALTH"
Shtuar më 19/04/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori