Deri në fund të vitit mund të kemi dy vaksina të aprovuara kundër koronavirusit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë dy
vaksina të
koronavirusit të
aprovuara deri në fund të vitit, dhe 20 milionë doza mund të nisin që nga muaji tjetër, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Moncef Slaoui, i cili kryeson atë që njihet si ”Operacioni Warp Speed”, theksoi se ”projekti ishte në rrugën e duhur për të imunizuar 20 milion
njerëz në muajt e ardhshëm dhe më pas 25-30 milion
njerëz çdo muaj pas kësaj”.
Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se vaksinat do të jenë në
dispozicion gjerësisht deri në prill.
Në mënyrë të ngjashme, dy ilaçe që mund të ndihmojnë pacientët me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri, janë në proces miratimi dhe mund të marrin autorizimin e këtë vit.
Shtuar më 15/11/2020,
ora 08:47