Raul de Tomas pret Real Madridin

Real Madridi ka një sy nga merkatoja edhe pse jo me nxitin për një sulmues që mund të jetë zëvendësues i Karim Benzema.

Kujtojmë që “galaktikët” deri më tani kanë zyrtarizuar largoimet e Jovic dhe Mayoral, ndër Mariano dhe i fundit është një hap kalimi te Celta Vigo.

Ancelotti shpesh në turneun në SHBA provoi Hazard në qendër, por tregoi se belgu “çalonte” në atë pozicion.

Madrilenët kanë në tavolinë disa emra. Një prej tyre siç raportin AS, është Raul de Tomas nga Espanyol.

Ka disa klube që janë të interesuara për RDT, por për momentin ai e ka bërë të qartë se ka prioritet Real Madridin.

Nëse Reali do fillojë ndonjë lëvizje konkrete për sulmuesin spanjoll, edhe pse Espanyol i referohet klauzolës së tij prej 75 milion eurosh, çmimi përfundimtar i itij do të shkojë rreth 25 ose 30 milion euro./albeu.com