Rama uron fitoren e kombëtares ndaj Hungarisë në mënyrën e vet (FOTO LAJM)

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar fitoren e kombëtares shqiptare në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Hungarisë.

Rama ka postuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook duke i shoqëruar me flamurin shqiptar dhe shqiponjën, simbolin tonë.

Kombëtarja shqiptare e Futbollit fitoi mbrëmjen e sotme përballë Hungarisë me rezultatin 0:1 me anë të një goli të Armando Brojës në minutën e 80′.

Ky rezultat e afron Shqipërinë një hap më pranë Botërorit të 2022./albeu.com