Dëmet kolosale që televizori i shkakton fëmijës suaj
Pëlqej
Studimi Kombëtar mbi Dhunën e Televizionit në Amerikë ka analizuar që prej vitit 1994-’97 rreth 100.000 programe të llojeve të ndryshme. Nga kjo analizë doli se gjashtë nga dhjetë programe kishin përmbajtje dhune.
Një tjetër studim i bërë publik në gazetën “Pediatria” doli në përfundim se fëmijët që shohin televizion përjetojnë harqe të shkurta të vëmendjes duke rritur në mënyrë të ndjeshme mundësitë për të zhvilluar çrregullime të vëmendjes më vonë gjatë jetës.

Ndërsa Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar që fëmijët e moshës 2-vjeçare të mos shikojnë televizor. Po kështu kërkuesi në Spitalin e Fëmijëve në Qendrën Rajonale Mjekësore në Siatëll, dr. Dimitri Kristaki ka dalë në përfundimin se imazhet vizive të përshpejtuara që mund të shihen kryesisht në televizor, mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit tek fëmijët.

“Tregohet se fëmijët shikojnë mesatarisht 43 orë televizor në javë, që është më shumë se orët që punon një i rritur përgjatë një jave. Gjatë shikimit ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pak minuta para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente në valë hipnotike ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai, është e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral, atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.
Shtuar më 17/08/2018, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori