Darka e vonë dhe shmangia e mëngjesit, një kombinim vdekjeprurës
Një studim i fundit i publikuar në Revistën Europiane të Kardiologjisë Parandaluese, një botim i Shoqatës Europiane të Kardiologjisë (ESC) ka dhënë alarmin e vakteve ushqimore.

Kështu, sipas këtij studimi, shmangia e vaktit të mëngjesit, dhe darka e orëve të vona, do ju bëjë që të mos i mbijetoni një ataku kardiak.

Sipas këtij studimi të gjithë personat që kanë këtë stilt ë të ushqyerit, janë 4-5 herë më të rrezikuar nga vdekja, një tjetër infarkt ose anginë (dhimbje gjoksi) brenda 30 ditëve pas daljes nga spitali për shkak të atakut të parë.

Shmangia e mëngjesit u vërejt në 58% të rasteve, ndërsa konsumimi i vaktit të darkës vonë në 51%, të dy sjelljet të kombinuara u konstatuan në 41% të rasteve.

Në përfundim, studiuesit kanë dhënë edhe rekomandimet e tyre.

Vakti i darkës duhet të jetë minimalisht 2 orë para gjumit.

“Është thënë se mënyra më e mirë e të ushqyerit është ajo që përfshin mëngjesin si një mbret.

Një mëngjes i mirë zakonisht përbëhet nga produktet e qumështit (qumësht pa yndyrë ose me yndyrë të ulët, kos dhe djathë), karbohidrate (bukë gruri, drithëra) dhe fruta.

Ai duhet të përbëjë 15-35% të kalorive ditore”, thotë Marcos Minicucci, profesor në São Paolo State University, Brazil.
Shtuar më 24/04/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori