E FUNDIT/ Milani shpëton në fund mes dramës (VIDEO)
COVID-19/ Kur do të jenë gati vaksinat për fëmijët dhe adoleshentët?
Siç shpjegohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vaksinat kundër Covid-19 nuk mund të merren nën një moshë të caktuar, e cila është nën 18 vjeç për vaksinën e Moderna-s, dhe atë të Oxford dhe Astrazeneca, dhe nën 16 vjeç për vaksinën e Pfizer-Biontech.

Dhe kjo jo sepse vaksinat nuk janë testuar tek fëmijët dhe adoleshentët ndërmjet moshës 16 – 18 vjeç. Por kompanitë farmaceutike po përgatiten të kryejnë studime të reja klinike, të cilat padyshim që do të kenë karakteristika të ndryshme (dozimi, kohëzgjatja), mbi fëmijët dhe adoleshentët.

Aktualisht kemi lajme mbi një studim klinik që po bëhet mes të rinjve ndërmjet moshës 12 – 17 vjeç, që ka nisur më 9 dhjetor 2020, nga kompania Moderna. Studimi në fjalë, siç thuhet në faqen zyrtare clintrials.gov (baza amerikane e të dhënave mbi testet në vazhdim), e përditësuar më 14 janar 2021, ky studim është ende në fazën e regjistrimit të vullnetarëve.

Sikurse raportoi vetë kompania, këta të fundit nuk janë ende në numër të mjaftueshëm, dhe kjo gjë mund të ngadalësojë eksperimentimin. Pra, një test tjetër që do të përfshijë fëmijët deri në 11 vjeç do të fillojë më vonë dhe do të zgjasë më shumë.

Pandemia e Covid-19 është në progres, por shpresa është që me vaksinat e reja kundër Covid-19 mund të fillojë largimi i saj, edhe pse siç e dimë, ky proces do të jetë i gjatë dhe kompleks. Vaksinat – më shumë sesa një – janë tashmë në përdorim për personelin e kujdesit shëndetësor. Vaksina e Pfizer-Biontech, e miratuar në Evropë po shpërndahet tashmë në vende të ndryshme, përfshirë Italinë, dhe mund të përdoret nga mosha 16 vjeç e sipër, ndërsa ajo e Moderna-s, u jepet personave nga 18 vjeç e lart, ashtu si ajo e Oxford-Astrazeneca.

Studimi parashikon përfshirjen e 3 mijë fëmijëve dhe adoleshentëve të grupmoshës 12-17 vjeç. Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe të pabarabarta:2/3 e fëmijëve do të marrin vaksinën në dy doza (28 ditë nga njëra-tjetra), ndërsa 1/3 do të marrin një placebo.

Moderna shpjegon se kjo do të thotë që probabiliteti i ri-hyrjes në grupin e trajtuar me vaksina është 67 për qind. Studimi nisi më 9 dhjetor 2020, ndërsa përfundimi i Fazës 3, faza e fundit e eksperimentimit, është planifikuar për në fund të qershorit 2022 (pra më shumë se 1 vit).

Ndaj ka të ngjarë që nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, të dhënat mund të mbërrijnë pas fundit të qershorit 2022 . Pastaj është koha që duhet për vlerësimin nga autoritetet rregullatore (FDA në SHBA dhe EMA në Evropë), dhe pasi të jetë aprovuar vaksina, koha e shpërndarjes.

Pra, nuk është ende e mundur të parashikohet se kur do të ketë një vaksinë për adoleshentët dhe fëmijët, por sigurisht jo para verës 2022. Por aktualisht, sipas një artikulli në “USA Today” nga Monsef Slaui, drejtuesi shkencor i operacionit “Warp Speed”, një partneritet midis sektorit publik dhe privat në SHBA për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, si dhe rekrutimi po ecën ngadalë.

Deri më sot, janë regjistruar rreth 800 vullnetarë, në krahasim me 800 në ditë për eksperimente me të rriturit, dhe duhet të arrihet shifra 3.000. Barbara Pahud, drejtore e kërkimit në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Fëmijëve në Kansas Siti, SHBA, thotë se fakti që testi i Moderna-s po zgjat më shumë, nuk është për t’u habitur.

Kjo pasi studimet tek fëmijët, kanë gjithmonë një afat kohor mesatarisht më të gjatë se të tjerat. Një kategori tjetër, e cila do të shqyrtohet në një gjykim të veçantë, është ajo e fëmijëve të vegjël, fëmijëve dhe adoleshentëve deri në moshën 11 vjeç.

Edhe në këtë rast kohët do të jenë të gjata, mbase më të gjata se ato të parashikuara për studimin mbi adoleshentët. Studimet me fëmijë “do të zgjasin shumë, pasi ne duhet t’i shkallëzojmë testet sipas moshës, dhe të fillojmë me një dozë më të ulët”, tha më 11 janar Stefan Bansel, kreu i Modernas. “pra duhet të presim të dhënat klinike këtë vit ose ndoshta vitin tjetër”- thotë ai. Pra për vaksinimin e fëmijëve duhet pritur ende, dhe nuk duhet nxituar./bota.al
Shtuar më 19/02/2021, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori