Çokollatë për një fytyrë sa më të freskët
Pëlqej
Maska me çokollatë është një ndër më të kërkuarat, për shkak të vetive të saj kuruese. Ajo përdoret gjerësisht për çdo lloj lëkure, ndërsa është një hidratuese e shkëlqyer.

Pasi të përdorni këtë maskë, ju do të shikoni se fytyra juaj do të jetë më e butë dhe më e freskët. Çokollata e zezë është e njohur për vetitë e saj antioksidante, zbutëse dhe hidratuese, ndërsa vaji i bajameve është rigjenerues dhe stimulues.

Për të realizuar këtë maskë ju duhen 8 copa çokollatë e zezë, 1 lugë gjelle me vaj bajame (ose vaj ulliri). Në fillim shkrihet çokollata në mikrovalë dhe më pas shtohet vaji i bajames. Masën e përftuar lëreni të ftohet pak, më pas aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 deri në 20 minuta. Pas saj shpëlajeni me ujë të ngrohtë fytyrën. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori