Cili është skenari nëse spitalet do të mbushen plot?
Në vendin tonë, rastet me koronavirus po shtohen dita ditës ndërkohë që shqetësuese është numri i pakët i respiratorëve.

Po çfarë ndodh nëse spitalet mbushen dhe mungojnë respiratorët? Mjeku i njohur Roland Xhaxho deklaroi në emisionin OPEN se atehërë do të kalohet te plani B, ku një respirtaro mund të përdoret nga dy pacientë.

“Sipas projeksioneve nuk mund të kemi 20 vetë në një ditë që kanë nevojë për respirator. Por në rast fluksi, ka mundësi të dyfishimit të përdorimit të një respiratori. I njëjti aparat mund të përdoret nga 2 persona, edhe pse nuk është e njëjta forcë. Kjo praktikë është përdorur prej vitesh”, tha ai.

Sipas mjekut të njohur, të rinjtë që nuk janë duhanpirës, përdorues të drogës dhe që nuk kanë sëmundje të tjera, nuk duhet të shqetësohen, pasi mund ta mposhtin koronavirusi.
Shtuar më 24/03/2020, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori