Cilët janë më të shëndetshme, bananet jeshile apo të verdha?
Bananja është një ndër frutat më të këshillueshëm për një shëndet të mirë. Ato i kemi dy llojesh jeshile që janë të papjekura tamam dhe të verdha ose tw pjekurat. Nëse ne do të marrim një banane jeshile dhe do e vendosim në kuzhinë do të shikojmë se ajo do të ndryshojë ngjyrën për shkak se në banane ekzistojnë enzima, të cilat niseshtenë e shndërrojnë në sheqer. Kjo bananen e bën edhe më lehtë të tretshme.

Sipas një studimi japonez bananja gjatë pjekjes prodhon më shumë antioksidues. Sa më të errëta që janë njollat, bananet janë po aq më të fuqishme në vrasjen e qelizave të kancerit.

Studimet kanë vërtetuar se banania e pjekur tetë herë është më e fuqishme në forcimin e sistemit imun në krahasim me bananen e gjelbër. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2015, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori