Cilat janë shkaqet e duarve të fryra në mëngjes?
Të zgjohesh me duart e fryra e të pyesësh veten: çfarë po më ndodh?
Kjo situatë tipike mund të ndodhë, madje, shpesh na ka ndodhur të gjithave. Nuk është e çuditshme të vuash nga edema e duarve , një problem që mund të jetë i shkaktuar nga shumë arsye, por në më të shumtën e rasteve pa asnjë simptomë tjetër të veçantë e që nuk tregon asgjë të rëndësishme. Le të thellojmë pak njohuritë tona mbi këtë problem dhe cilët janë ushtrimet e duhura për të eliminura edmën.

Shkaqet

Duart e fryra mund të jenë pasojë e shumë shkaqeve organike, në një përqindje të mirë, absolutisht kalimtare. Një nga përgjigjet më të shpeshta që mund t’ju japë specialisti, në rast se i drejtoheni atij duke i treguar që jeni gdhirë me duart e fryra, do të ishte: “Zonjë , ju keni shumë kripë në qarkullim dhe organizmi juaj përgjigjet duke mbajtur lëngjet. Bëni një dietë me pak kripëra për disa ditë dhe do të shihni që problemi do të zhduket”. Është klasik rasti i mbajtjes së lëngjeve mbas një darke në piceri. Brumi i picës është ne fakt një nga ushqimet më me sodë në mënyrë absolute. Duke shtuar konsumimin e produkteve të pasura me lëngje si fruta e perime, duke eliminuar produktet në kuti dhe konservat e ndryshme, dhe duke ulur në minimum kripën gjatë gatimit, mund të ndihmojë shumë në eliminimin e duarve te fryra. Megjithatë, në qoftë se problemi vazhdon duhet të bëhen analiza më të thella për të zbuluar në se problemi i fryrjes së duarve të mos jetë një sinjal i ndonjë sëmundje më serioze. Problemet më veshkat, mëlçinë, reumatizma, patologjitë kardiake, problemet e qarkullimit venoz dhe të mikroqarkullimit të jashtëm, janë gjithashtu shkaqe të mundshme të duarve të fryra. Edhe i ftohti, ndikon në mënyrë të dukshme, në këtë rast fryrja shoqërohet me ngjyrën mavi të majave. Këshillohet të shkoni tek mjeku për çdo dyshm.

Ushtrime për duart e fryra
1. Bashkoni duart sikur po luteni. Përkulini mirë njëra kundër tjetrës dhe pastaj spostoni gishtat nga jashtë, duke mbajtur pëllëmbët e bashkuara. Përsëriteni ushtrimin 15 herë.
2. Bashkoni prapë duart si më sipër. Duke mbajtur gishtin e madh dhe atë treguas të ngjitur, spostojini drejt vetes, duke mbajtur të palëvizshëm e të palosur me gishtat e tjerë. Bashkoni gishtat e mëdhenj e tregues me të tjerët dhe pastaj shkëputini. Tani bashkoni treguesit, të mesmit dhe të unazës në mes, drejtoni nga jashtë gishtat e mëdhenj e të vegjël, gjithmonë të bashkuar. Përsëriteni disa herë ushtrimin.
3. Vendosni duart mbi kokë. Bashkoni duart duke ngjitur gishtat, por largoni pëllëmbët sa më shumë të mundeni. Filloni të shkëpusni pak nga pak edhe gishtat, duke mbajtur të lidhur vetëm mollëzat e gishtave. Përsëritni ushtrimin 15 herë e do të shihni që duart tuaja do të shfryhen.
Shtuar më 21/09/2020, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori