“Gjërat janë shumë keq”, Edi Rama: Nuk më vjen mirë kur Albin Kurtit i mbyllen dyert nga ndërkombëtarët

Kryeministri, Edi Rama, foli sot në konferencë me gazetarët për situatën në veri të Kosovës dhe marrëdhënien e krisur me Albin Kurtin.

Ai tha se anulimi i mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë ishte i domosdoshëm, pasi nuk mund të bënte një shoq sikur çdo gjë është mirë, kur në fakt asgjë nuk është normale në Kosovë.

Sakaq ai tha se në nivel personal ka marrëdhënie shumë të mira me Albin Kurtin dhe se nuk i vjen aspak mirë kur sheh që Albin Kurtit i mbyllen dyert nga ndërkombëtarët për shkak të menaxhimit që ai po bën ne lidhje me veriun e Kosovës dhe Serbisë.

Edi Rama: Shqipëria nuk mund të jetë kurrë notere e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tepër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai madh, që unë se kam thënë kurrë. Sepse janë dy shtete. Shqipëria është shtet më vete, interesat e Shqipërisë për ne janë shumë të qarta. Propaganada që mbledhja ishte për qytetarët. Marreveshjet mund të firmoseshin po njësoj pa pasur nevojë të jepnim shfaqje sikur gjërat ishin normale. Gjërat nuk janë normale, gjërat janë keq. Po përpiqem të bëj gjithçka që të shmang të keqen. Ju mendoni që mua më jep kënaqësi fakti qw Albinit nuk i hapet asnjë derë. Në nivel personal s’kam anjë problem me Kurtin.

/albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 13:39