Çfarë rrezikoni nëse nuk e ndërroni shpesh furçën e dhëmbëve
Të thuash dhjete million, është pak. Më shumë se kaq është numri i baktereve që mund të rriten në furçën tuaj të dhëmbëve nëse ju nuk tregoni kujdesin e duhur për të.

Sipas një studimi të publikuar në The Journal of Advanced Medical and Dental Science, gjëra të paimagjinueshme mund t’i ndodhin organizmit tuaj nëse nuk e ndërroni furçën çdo tre muaj (Me shumë mundësi ju nuk e mbani mend herën e fundit kur e keni ndërruar këtë).

Përpara se të shpjegojmë çfarë ndodh me ju nëse nuk ndërroni furçën do të ndajmë me ju disa këshilla teper të vlefshme.

1.Mos hidhni më shumë pastë nga se duhet mbi furçë.

2.Gjithnjë shpëlajeni me ujë të bollshëm pasi të keni larë dhëmbët.

3.Asnjëhere mos e mbyllni furçën me kapak, por lëreni në ambient të hapur. (kapaket sherbejne vetem kur udhetoni, për të mbajtur furçën pastër në çantë)

Përse duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve

1. Furçat e ashpra dhe të konsumuara mund të dëmtojnë mishrat e dhëmb

2. Ju mund të sëmureni

Virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqe të lagështa deri në 72 orë - por kjo nuk do të thotë që ju duhet të zëvendësoni furçën tuaj të dhëmbëve pas çdo viroze. Ajo që duhet ta bëni është të dezinfektoni në ujë të valuar dh eta shpëlani me sodë buke e uthull molle.

3.Mbajeni furçën në ambient të thatë ku të ketë qarkullim të ajrit. Mos i fusni furçat e dhëmbëve në dollapët e tualetit pasi ngrohtësia dhe lagështia favorizon zhvillimin e baktereve.

4. Era e rëndë e gojës mund të shkaktohet gjithashtu nga furça e vjetër. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2017, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori