Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person i pajetë është gjetur pa shenja jete në Tiranë, i cili ishte shpallur sot në kërkim pasi ishte larguar nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.02.2022, në rrugën “Mustafa Lita”, në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 11.02.2022 20:59