Çfarë nuk duhet të hamë nëse kemi probleme me zorrën e trashë
Shpesh ne mund të shfaqim probleme të shumta me shëndetin e zorrës së trashë, dhe kjo si pasojë e ushqimeve që ne konsumojmë. Është e rëndësishme që nëse kemi probleme të tilla duhet të bëjmë kujdes dhe me konsumimin e produkteve ushqimore.

Për të pasur një zorrë të trashë të shëndetshme është mirë që të evitoni; të skuqurat, pijet e gazuara, ëmbëlsirat, biskotat, duhani, ushqimet e shpejta dhe të thata me sasi të lartë sheqeri dhe yndyre.

Ndërkohë që ushqimet që janë të rekomandueshme në këtë rast janë, ato që kanë në përmbajtjen e tyre fibra, të konsumohet sa më shumë ujë, konsumi i bulmetrave, kryesisht kosit, djathit pa kripë, gjizë pa kripë.

Mishi është një produkt që duhet të bëhet kujdes dhe të mos teprohet me konsumimin e tij, gjithashtu një ushqim i shëndetshë në këto raste janë dhe thjerrëzat, frutat e perimet. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2015, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori