“Po ju përgjon Perëndimi”/ Gazeta ruse: Qeveria ultimatum zyrarëve të hedhin iPhone-at

Zyrtarët e qeverisë ruse janë urdhëruar nga Kremlini që të ndalojnë përdorimin e iPhone-ve të kompanisë Apple për shkak të frikës se pajisjet janë të cenueshme nga shërbimet e inteligjencës perëndimore, sipas një gazete ruse.

Siç shkruan gazeta “Kommersant” , në kuadër të një seminari për zyrtarët që merren me politikën e brendshme, Sergei Kiriyenko, nënkryetari i parë i administratës presidenciale, i ftoi ata të ndërrojnë telefonat celularë deri më 1 prill.

“Gjithçka ka mbaruar për iPhone: ose hidhini ose jepjani fëmijëve ,”shkruhet në gazerë.
Kremlini mund të sigurojë pajisje të tjera me sisteme të ndryshme operative për të zëvendësuar iPhone-ët, shtoi gazeta ruse.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pohoi se nuk mund të konfirmojë shkrimin përkatës dhe shtoi se telefonat inteligjentë nuk mund të përdoren për çështje zyrtare./albeu.com/