Shtatori me ndryshime të mëdha! Zbuloni shenjat që preken më shumë

Si është muaji shtator për shenjat e horoskopit?! Duket se do të jetë me shumë angazhime për të gjithë krahasuar me të gjithë muajt e vitit. Vendet e punës, çështjet bankare dhe ligjore janë pikat ku muaji shtator fokusohet më së shumti, por megjithatë është më shumë pozitiv se sa negativ.

Pavarësisht kësaj, të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm. Ata që janë në vende kyçe deri në fund të shtatorit, do të ndodhin gjëra të mëdha. Sipas Jorgos, 7-13 dhe 25-30 duhet pasur kujdes të veçantë.

Data më të begata për muajin shtator apo koha më e favorshme për vendimarrje janë nga 5-13.

“Takime pune apo të rëndësishme që mund t’i bëjnë dhe realizojnë data 22 dhe 26 kur kemi hënën e re në peshore sepse krijojnë kushte dhe situata të reja. Hena e re që do të ndodhë në datën 26 por deri në fundin e muajit jep mundësi në ekonomi dhe probleme të tjera”.

Ndërkohë shenjat që duhet të kenë kujdes këtë muaj janë: Dashi, Binjakët dhe Gaforrja. Ndërsa shenjat që janë më të përkëdhelura këtë muaj janë: Virgjëresha, Peshqit dhe Peshorja.


Shtuar 6.09.2022 19:29