Çfarë është kërcitja e dhëmbëve dhe si mund ta eleminoni
Disa njerëz e kanë zakon të kërcasin dhëmbët dhe të shtrëngojnë nofullën. Në mjekësi, kjo quhet bruksizëm.

Sipas ekspertëve, 70 përqind e njerëzve që shtrëngojnë dhëmbët e tyre e bëjnë këtë për shkak të stresit dhe ankthit. Kjo zakonisht ndodh gjatë gjumit dhe mund të vijë si rezultat i problemeve të pagjumësisë.


Bruksizmi kronik mund të çojë në thyrje e deri në humbje të dhëmbit. Në këto kushte mund të jenë të nevojshme trajtimet me të tilla si ura, kanale rrënjësore, kurora, implante dhe proteza.

Sipas studimit të Dr. Moti Nissani, rreth 5-20 përqind e popullsisë amerikane vuan nga shtrëngimi i dhëmbëve dhe vetëm 4/5 e popullsisë e dinë dhe e pranojnë këtë fakt.

Të dhëna të tjera, sipas “Dental Blogs”, pohojnë gjithashtu se 14 deri 20 përqind e fëmijëve dhe 8 përqind e të rriturve në SHBA kanë bruksizëm.

Shenja dhe simptoma

Sipas Klinikës Mayo, shenjat dhe simptomat e kësaj gjendje përfshijnë dhëmbë të rrafshuara, të copëtuar, dhimbje në nofull apo dhëmbë, ndjeshmëri të dhëmbëve apo dhimbje koke.

Prandaj, është me rëndësi ta diskutoni këtë me dentistin në mënyrë që të merrni mjekimin dhe masat e duhura për ta shangur këtë dukuri.

Por, ka një mënyrë shumë efektive që ju ndihmon të mos kërcisni dhëmbët, pavarësisht sa të stresuar jeni. Është shumë e thjeshtë dhe mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi, shkruan shije.al.

Qumësht me turmerik

Qumështi përmban triptofanin e aminoacideve, që ju ndihmon të ndjeheni të relaksuar. Përveçse forcon dhëmbët nga përmbajtja e kalciumit, kjo pije ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes së kokës dhe nofullave.

Për këtë ju duhet një filxhan çaji qumësht, një lugë çaji turmerik dhe një lugë çaji mjaltë për shije. Pijeni këtë pije 30 minuta pasi keni ngrënë darkë.

Shtuar më 11/05/2017, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori