Çelja graduale e ngjyrës së flokut, aplikoni këtë maskë
Pëlqej
Ndonëse parukjerja juaj ju ka lyer shpesh flokët dhe ju ende nuk jeni të kënaqur me çeljen graduale të tyre, një maskë mund ta realizoni në kushtet e shtëpisë. Maska në fjalë nuk do t'ju shpenzojë aspak, madje realizohet në një kohë fare të shkurtër.

Për këtë ju nevojitet një gotë me çaj kamomili, një kokër patateje, një lugë lëng limoni. Në një enë zieni pataten, shtypeni atë në forme pureje dhe shtoni një lugë lëng limoni dhe çajin e kamomilit.

Më pas përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene. Lani flokët me shampo, aplikoni maskën, mbështilleni me një qese. Më pas ngroheni me tharëse flokesh për 2-3 minuta dhe lani floket përsëri me shampo. Kjo mënyrë aplikohet një herë në javë.

Maska realizohet pasi çaji, limoni dhe patatja ndikojnë për të përmirësuar tonalitetet e flokëve. Kamomili dhe limoni veprojnë si agjentë zbardhues dhe lëngu i acidit të limonit lejon enzimat e patates ti japin shkëlqim flokëve. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori