Çdo e teta grua në Kosovë me kancer të gjirit
Grupi i Grave Deputete ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur, që ka të bëjë me menaxhimin e fondeve nga ana e KCSF-ës për Projektin për blerjen e mamografit mobil. Projekti për blerjen e mamografit mobil ka për qëllim t’i ndihmoj gratë sidomos ato të zonave rurale në mënyrë që të kenë qasje më të lehtë në shërbimet shëndetësore.

Deputetja Donika Kadaj Bujupi ka thënë se pas hulumtimeve të bëra del se çdo e 8 grua në Kosovë indetifikohet me kancer të gjirit prandaj e ka vlerësuar si shumë të nevojshëm blerjen e një aparature të tillë.

Ndërsa kryetarja e GGD-së Teuta Sahatqija ka thënë se një ekzaminimi me kohë i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm për të shpëtuar jetën e grave, raporton indeksonline.

Mamografi mobil është një aparaturë lëvizëse dhe do të jetë në dispozicion të të gjitha grave në secilën komunë.
Shtuar më 22/05/2012, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori