Rama nga Brukseli: Nuk kemi humbur kohë duke pritur, kemi ecur përpara

Kryeministri Edi Rama, pak para nisjes së konferencës së Parë ndërqeveritare me BE, ka dhënë një deklaratë për gazetarët, ku u shpreh se Shqipëria nuk ka humbur kohë duke pritur, por ka ecur përpara.

“Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur, tani me mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtpërdrejtë të punës me negociatat formale.  Ajo që ka rëndësi të thuhet është se ne siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur që të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje. Kjo është arsyeja që Shqipëria sot hyn në 4 vendet e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspketin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve”, tha Rama.


Shtuar 19.07.2022 12:02