Roja i shkollës abuzoi me nxënësen, 26 vite burg për Abaz Dokun dhe 3 të arrestuarit

Është dënuar me 26 vite burg roja e shkollës Abaz Doku, dy të mitur dhe një person tjetër për përdhunim dhe shantazhimin e 15-vjeçares në Babrru.

Vendimi është dhënë sot gjatë seancës ku Doku u shpall fajtor për veprën penale ‘marrëdhenie seksuale me dhunë me të mitur’ si dhe shantazhim.

Doku akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.


Shtuar 2.11.2021 13:03