Servisi në autostradë përfshihet nga flakët, digjen disa makina

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një servis makinash në rrugën Durrës-Shijak, në vendin që njihet si “Mulliri i Bullgarit”.

Si pasojë e flakëve, një numër i madh automjetesh janë djegur. Nga brenda servisit po dëgjohen edhe shpërthime për shkak se janë duke shpërthyer nga zjarri automjetet të cilat në sarbatorët e tyre kanë karburant.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Nuk dihet ende se nga se ka ardhur zjarri por ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe katër zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes për të kontrolluar flakët.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Shtuar 1.02.2020 19:26