Boronicat ngadalësojnë procesin e plakjes
Pëlqej
Boronicat e sidomos gjethja e tyre është një ilaç i përkryer për shëndetin tonë, ndërsa të mirat e saj janë të pafundme. Ashtu si nga gjethet e saj me të cilën mund të përgatisim çaj, edhe vetë boronica është e përkyer për organizmin tonë.

Studimet e fundit kanë treguar se lëngu i boronicave është ilaç kundër anemisë, ngadalëson procesin e plakjes si dhe përmirëson funksionimin e shikimit dhe qarkullimin e gjakut.

Boronica është një burim i pasur antioksidantësh. Përpos saj, edhe gjethja ka një vlerë të veçantë, pasi janë një minierë e vertete e mineraleve të kaliumit, natriumit, manganit, hekurit etj, e pasur edhe me vitamine C.

Me gjethet e saj mund të përgatisim çajin, i cili është mjaft i mirë për shërimin e veshkave. Jo vetëm kaq, por përdoret dhe si përbërës i përzjerjeve bimore për shërimin e sëmundjes së sheqerit. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori