Boronica, lufton depresionin pas lindjes te femrat
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sipas një studimi, boronica është pema që ka efekte të dobishme në largimin e depresionit pas-lindjes.


Amino acidet, tritptofani dhe tirozina që gjenden në këtë pemë, ndihmojnë në ruajtjen e balancit tek gratë pas lindjes.

Shkencëtarët e Qendrës për Varësi dhe Shëndet Mendor në Toronto, gjetën se gratë të cilat kishin konsumuar boronica, pesë ditë pas lindjes, në kulmin e depresionit post-natal, nuk kishin pësuar rënie në disponim.

Ndërkaq, ato që nuk kishin marrë, kishin një rritje të konsiderueshme në rezultatet e tyre në testin e depresionit.

Ky studim i 41 grave u publikua në ditarin e “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë që shfaqë një efekt aq të fortë dhe të dobishëm të intervenimit në reduktimin e depresionit post-natal, mu në kohën kur ky lloj depresioni e arrin pikën më të lartë”, tha Dr. Jeffrey Meyer, udhëheqësi i këtij hulumtimi.
Shtuar më 20/03/2017, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}