Boronica ilaç kundër fryrjes së stomakut
Pëlqej
Njerëzit ndodh që të përdorin një sërë ilaçesh, pasi kanë probleme me fryrjen e stomakut. Për mënjanimin e këtij problemi ekzistojnë shumë ushqime natyrale, të cilat kanë vlera të shkëlqyeshme.

Boronica luan rol kyç për shfryrjen e organizmit dhe veçanërisht të barkut. Këshillohet të konsumohet çdo ditë nga femrat pas moshës 40 vjeçare. Ato kurojnë problemet e venave, variçeve si dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut.

Gjithashtu, ato janë tejet të dobishme për të gjithë ata që kanë probleme me kilogramët e tepërt dhe këshillohet ngrënia e tyre pa marrë parasysh se çfarë diete aplikoni. Përpos boronicës, një frut tjetër tejet i dobishëm kundër fryrjes është edhe rrushi, ananasi, të cilët duhet konsumuar në sasi të vogla. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori