Bebe "In Vitro", Moisiu: Nė shtet do tė jenė falas
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Duke filluar qė nga viti qė vjen, ēiftet qė kanė probleme me lindshmėrinė e njė fėmije do tė kenė mundėsi tė pėrfitojnė nė maternitetet shtetėrore nga metodat e fekondimit artificial. Kjo, nė sajė tė projektit "Mjekėsia e sė ardhmes: ngritja e njė rrjeti qendrash ndėrkufitare mbi riprodhimin e asistuar dhe mjekėsinė rigjeneruese nė zonėn e Adriatikut", i maternitetit "Koēo Gliozheni" dhe i bashkėfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Nė sajė tė tij, do tė bėhet e mundur qė pėr herė tė parė nė maternitetet publike shqiptare tė krijohet infrastruktura e nevojshme pėr zbatimin e procedurave tė fertilitetit tė ndihmuar medikalisht, qė sot ėshtė i mundur tė realizohet vetėm nė klinikat private brenda apo jashtė vendit. Ndėrkohė qė, lajmi i mirė ėshtė se ky shėrbim do tė jetė falas.

Lajmin pėr "Gazeta Shqiptare" e bėn tė ditur drejtoresha e kėtij materniteti, Rubena Moisiu. "Mendojmė qė projektin ta fillojmė nė fund tė gjashtėmujorit tė parė tė vitit qė vjen. Projekti ėshtė nė hapat e para, dhe do varet shumė se si do ecin procedurat e mėtejshme. Sa i pėrket kostos, pjesa spitalore mbulohet nga sigurimet shėndetėsore shtetėrore, kėshtu qė nuk do paguhet", u shpreh Moisiu.

Edhe pse nė vendin tonė ende nuk ka njė studim mbarėkombėtar lidhur me pėrqindjen e fertilitetit, disa studime dhe tė dhėna nga mjekėt obstetėr gjinekologė tregojnė se rreth 12% e ēifteve kanė probleme pėr sa i pėrket lindshmėrisė. Ndėrkohė qė, nė Tiranė nė vitet 2004-2012 numėrohen kėrkesa nga 33.304 ēifte, prej tė cilave 497 kanė pėrfituar shtatzėni tė konceptuar me metodat e fertilitetit tė ndihmuar medikalisht nė klinika private nė vend, por edhe jashtė.

Ligji shqiptar "Pėr shėndetin riprodhues" i vitit 2002 ėshtė nė pėrputhje me tė drejtat evropiane dhe ndėrkombėtare tė njeriut pėr riprodhim. Bazuar mbi parimet mjekėsore dhe shkencore, ky ligj, me tė njėjtat standarde me ligjet aktuale tė vendeve tė pėrparuara nė BE dhe SHBA, vendosi Mjekėsinė e sė Ardhmes pėr Riprodhim nė dispozicion tė qytetarėve shqiptarė.

Qė nga viti 2003, me njė rregullore tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, u lejua pėrdorimi i metodės "In Vitro", ku mosha e lejuar e grave pėr tė ėshtė mė e vogėl se 50 vjeē. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2012, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014

Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014