“Single apo në një lidhje?”, pa u menduar dy herë, Mozzik i përgjigjet ndjekësve

Katër vite më parë, Mozzik dhje Loredana u bekuan me një fëmijë, vajzën e tyre Hanën. Por rreth një vit pas ardhjes së saj në jetë, çifti nuk vazhduan më lidhjen bashkë dhe interesi nga publiku për jetën e tyre personale është mjaft i lartë.

Mozzik ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku këta të fundit nuk i kanë kursyer pyetjet rreth jetës private.

Mes të tjerash reperi është pyetur nëse është apo jo në një lidhje dashurie. “Single a po?”, i ka shkruar ndjekësi.

“Edhe qekjo verë don mem nxon qeshtu”, është përgjigjur Mozzik, duke treguar se vazhdon të jetë beqar.