Udhëtimet business class, Rama tek “Inceneratorët”: Kam probleme me shëndetin

Kryeministri Edi Rama ka folur për problemet e tij me shëndetin për shkak të të cilave i duhet të shkojë në SHBA.

Rama tha se ky është rasti i vetëm kur përdor business class për të udhëtuar pasi për shkak të distancës i krijohen pasoja në vërtebrën 4 dhe 5. Rama deklaroi se kjo është histori basketobollistësh.

“Ministra, kryeministri dhe ministrat nuk udhëtojnë me business class. Një rast i veçantë është problem im shëndetësor kur duhet të iki në Amerikë për shkak të distancës shumë të ngushtë sepse më krijon pasoja në vertebrën 4 dhe 5.

Histori basketbollistësh. Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhurata kanë një limit”, tha Rama.


Shtuar 23.02.2022 18:43