Bakteri i ushqimit “salmonela” mund të shkatrojë kancerin
Sipas një studimi të fundit bakteri i cili shkakton helmim të ushqimit mund të jetë një shkatërrues i vërtetë i kancerit.
Ata kanë zhvilluar një formë të ndryshuar gjenetikisht të salmonelës për të zhdukur qelizat kancerogjene dhe lënë qelizat e shëndetshme.

Ky eksperiment i fundit në fushën e trajtimit të kancerit është quajtur “bakterioterapi”.

Gjatë një takimi përvjetor të organizuar në Boston, SHBA, hulumtuesit shkencorë nga Shoqata Amerikane për Zhvillimin e Shkencës treguan se gjatë eksperimenteve të para të kryera tek minjtë, duke përdorur një version të modifikuar të salmonelës u zvogëlua madhësia e tumoreve kancerogjene.

Bakteri i modifikuar i salmonelës kishte nën shënjestër vetëm qelizat kancerogjene. Ai u projektua gjithashtu për të krijuar “shenja” që njihen nga sistemi imunitar, për të udhëzuar kështu sistemin mbrojtës të trupit që të shënjestrojë tumoret kancerogjene.

Në momentin që u injektua tek qarkullimi i gjakut të minjve me kancer të zorrës së trashë, tumoret e ekspozuar ndaj bakterit filluan të tkurren.

Studimi është kryer nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Chonnam në Korenë e Jugut, me në krye shkencëtarin korean Jin Hai Zheng. Ai është publikuar në revistën ‘Science Translational Medicine’.

“Ky studim, i kryer tek minjtë, tregon se bakteri mund të përdoret për të përgatitur sistemin imunitar që të sulmojë qelizat kancerogjene. Hapi i radhës është të shohim nëse kjo metodë është e sigurt dhe nëse mund të përdoret për të ndihmuar pacientët”, deklaron dr. Catherine Pickëorth, në Shoqatën Britanike për Hulumtimin e Kancerit./albeu.com/

Burimi Shendeti +

Shtuar më 21/02/2017, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori