Ataku kardiak, evitoni kontaktin direkt me ujin e ftohtë
Gjithmonë gjatë periudhës së plazhit të shumtë janë personat që humbasin jetën kur futen në det. Kjo për shkak të kontaktitmenjëhershëm me ujin e ftohtë. Mjekët këshillojnë të shmanget kontakti direkt me ujin e ftohtë në ditët e nxehta, në mënyrë që të eliminohet rreziku i atakut kardiak.

Në zonat bregdetare ka qenë i lartë numri i personave që kanë humbur jetën, kryesisht të moshuar të cilët gjatë kontaktit me ujin e ftohtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa lënë as mundësinë që t’ju jepej ndihma e parë.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë. Ka patur raste me shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet gjithashtu ndër këshillat kryesore të mjekëve./ Shendeti.com.al



Shtuar më 18/07/2019, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori