Klinsmann: Interi nuk ka asgjë për të humbur, në 90 minuta ndodh gjithçka

Jurgen Klinsmann, ish-sulmuesi i Interit, flet për “La Gazzetta dello Sport” për ndeshjen e sotme midis Liverpool-Inter.

“Ekziston gjithmonë mundësia, gjëra të pamundura kanë ndodhur gjithmonë në futboll gjatë 90 minutave. Interi nuk ka asgjë për të humbur dhe është në gjendjen më të mirë për të provuar të pamundurën.

Ndeshjen e parë i mungoi vetëm goli, pasi lojën e menaxhuan më së miri. Mënyra se si do të ndeshen sot ndaj Liverpoolit do t’i ndihmojë për rrugëtimin deri në fundin e sezonit. Nuk ka rëndësi fitore apo humbje, Interi duhet të provojë maksimumin sot”, është shprehur Klinsmann./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 09:47