Aspirina kundër kancerit
Një studim shkencor i Universitetit të Kansasit, SHBA tregon se konsumimi i aspirinës ngadalëson përhapjen e tumorit të gjirit. Në testimet e tyre laboratorike, shkencëtarët përdorën aspirinën në kavie ku ishin injektuar dy lloj kombinimesh gjenetike që shkaktojnë dy lloj tumoresh të ndryshme.

Në testime, doza të ulta aspirine treguan se ishin në gjendje që të ngadalësonin përhapjen e tumorit të gjirit, i shkaktuar nga një kombinim gjenetik, që shfaq një aftësi të veçantë për t’i rezistuar mjekimit.

Konkretisht, aspirina kishte vetinë e kufizimit të riprodhimit të qelizave tumorale, efekt që jo vetëm ngadalëson përhapjen e sëmundjes, por edhe rrit shanset e shërimit, nëpërmjet metodave tradicionale të ndjekura për luftimin e kancerit. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori