Instagram së shpejti do të ketë një funksion të ri, ja për çfarë bëhet fjalë

Rrjeti i famshëm social po synon të bëjë disa ndryshime që të jetë sa më atraktiv për përdoruesit.

Momentalisht një Story e publikuar në Instagram mund të ketë gjatësi maksimale prej 15 sekondash.

Instagram aktualisht u ofron përdoruesve mundësinë për të postuar përmbajtje video me format të gjatë përmes IGTV, dh ata më e pas e postojnë atë në Stories në mënyrë që të shikohet më shumë ajo.

Megjithatë, tani Instagram po synon që të lejojë përdoruesit të postojnë Story me gjatësi 60 sekonda, në krahasim me 15 sa është aktualisht.

Ky funksion është ende në fazën e testimit, por thuhet se do të hyjë në funksionim në fillim të vitit 2022.

Në këtë mënyrë, Instagram synon të bëhet akoma më atraktiv për përdoruesit.


Shtuar 21.12.2021 23:48

Tags: