“Do hash plumbin kokës”, si i kërcënoi Llapushi kamarierët ditën që goditi me grushtin “fatal” kolegun e tyre

Abc ka siguruar dosjen hetimor të Erjon Llapushit për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit të shkuar në Labinot në restorantin “Fish City”, ku humbi jetën kamarieri Gazmend Kormaku.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Aldo Kozarja, hetime të cilat janë drejtuar nga Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajzai, janë siguruar dhe dëshmitë e kolegëve të Gazmend Kurmakut.

Ata kanë treguar se Llapushi sëbashku me Dulellarin kanë mbërritur në restorant në datë 2 tetor 20121 rreth orës 18:00, dhe që në momentin që janë ulur në tryezë kanë nisur një debat me Kormakun, i cili në atë kohë ishte në detyrën e kryekamerierit.

Ata tregojnë se pas debatit verbal, Llapushi e ka goditur me grusht Kormakun, i cili ka rënë menjëherë në tokë dhe vetëm dridhej fillimisht, më pas ka humbur ndjenjat.

Para se të largohej dikush nga kamerierët i ka kërkuar Llapushit që mos largohej nga vendngjarja, por ai e ka kërcënuar duke i thënë se do ta qëllonte me plumb kokës.

Pas ngjarjes Llapushi dhe Dulellari janë larguar menjëherë nga restoranti, ndërsa makinën me të cilën udhëtonin e kanë braktisur në Elbasan.

Ndërkohë që Gazmend Kurmaku është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku për 5 ditë ka qëndruar në gjendje kome në QSUT ku në datë 7 tetor 2021 ka ndërruar jetë./abcnews.al