Arrestohet një 63-vjeçar në Elbasan, në banesë iu gjetën kokainë, kanabis, thika e fishekë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një 63-vjeçar pasi në banesën e tij iu gjet kanabis, kokainë, mjete prerëse dhe 2 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 fishekë.