Arrat dhe bajamet luftojnë kancerin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Arrat dhe bajamet janë tepër të shëndetshme për organizmin e njeriut, ato luftojnë kancerin, njëra ndër sëmundjet më të përhapura në këtë kohë.

Arrat janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit (molekula të cilat ndihmojnë shërimin nga sëmundjet e trupit dhe që mbrojnë qelizat nga dëmtimi) dhe janë të ngarkuar me minerale esenciale të tilla si bakër, zink, hekur, magnez (të cilët ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës dhe problemet me prostatën) dhe mangan, që është i nevojshme për organet që të funksionojnë në mënyrë efektive. Arrat, lajthit, kikirikët dhe stika janë dhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B, dhe përmbajnë acide yndyrore (të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit të tilla si adrenalina).

Ndërsa arra janë yndyrore, ato kryesisht përmbajnë yndyra të ‘mira’ të cilat mund në të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe pakësimin e shanseve nga goditjet kardiake.

Çdo arrë ka avantazhet e veta, disa arra kanë shumë vitamina.

Sioned Quirke i Shoqatës Dietike Britanike, rekomandon arra, lajthi, bajame, stika, kikirikë në mënyrë të përzierë për të marrë gamën e plotë të përfitimeve shëndetësore.

Ajo shtoi dhe se duhen konsumuar ato arra, bajame, stika, kikirika që janë direkt nga natyra dhe jo ato në paketime ku janë pjekur dhe kriposur nga kompani te ndryshme pasi vlerat e tyre ushqyese nuk do të jenë më njësoj me ato të natyrës. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori