Pandeli Majko zëvendëson Bllakon, Këshilli për Rregulloren jep mandatin 

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin e KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit, Pandeli Sotir Majkos.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, njëkohësisht Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit të Shqipërisë, sot u zhvillua mbledhja e këtij Këshilli.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi vendimin nr. 140, datë 04.04.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, qarku Tiranë Pandeli Sotir Majko” dhe pasi verifikoi mandatin e deputetit z. Majko, ia kaloi seancës plenare të datës 11 prill 2022.

Kujtojmë se Majko merr vendin e deputeti Alqi Bllako në Kuvend. Ky i fundit u arrestua disa ditë më parë dhe GJKKO i vendosi masën “arrest me burg” për shkak të përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve./albeu.com