Alarmi, 150 mijë persona vartës alkooli
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
TIRANE - Rreth 150.000 shqiptarë janë vartës të alkoolit, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 30 deri në 60 vjeç. Numri i vartësve ka pësuar rritje nga viti në vit, ndërsa vetëm në tre vitet e fundit, në Klinikën e Alkoologjisë në QSUT janë kuruar rreth 400 persona. Të dhënat janë bërë publike gjatë konferencës së dytë shkencore, organizuar nga kjo klinikë ditën e djeshme. “Kemi 400 pacientë të trajtuar, nga të cilët rreth 46% ia kanë dalë, pra janë absinentë alkoolikë të qëndrueshëm. Pjesa tjetër ka bërë rirënie. Trendi është në rritje. Për t’u socializuar të rinjtë konsumojnë alkool, për të qenë më efikasë në shoqërinë e tyre", u shpreh Shpëtim Doksani, drejtor i klinikës, raporeton Balkanweb.

Sipas mjekëve, ka pasur edhe raste kur në qendrën për trajtimin e të alkoolizuarve ka pasur edhe pacientë të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç. Gjatë konferencës, ekspertët shpjeguan se një ndër shkaqet që e drejton individin tek gota e alkoolit është situata jo e mirë ekonomike. Sipas të dhënave, gati 30% janë konsumatorë alkoolikë të lehtë, të moderuar dhe problematikë, ndërkohë që 15%, konsumatorë problematikë, abuzues dhe të rrezikshëm.

Gjithashtu, mjekët thanë se krahas problemeve të rënda që sjell në shëndet, trajtimi me medikamente kundër varësisë ndaj alkoolit ka një kosto të rëndë për xhepat e këtyre pacientëve.

Risi e kësaj konference të dytë ishte fakti se mjekët u njohën edhe me disa nga metodat e fundit se si duhet të evidentohen sa më herët personat që krijojnë varësi ndaj alkoolit.

Sipas ekspertëve, nëse trajtimi klinik nuk nis në kohë, vartësit e alkoolit rrezikojnë të mbartin patologji të rënda, kurimi i të cilave është gati i pamundur. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2012, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian