SHBA konfirmon se Blinken dhe Austin kanë takuar Zelenskyn

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të dielën.

Një zyrtar ukrainas tha më herët se Blinken ishte në Ukrainë, por SHBA refuzoi të komentonte.

Por në momentet e fundit, Uashingtoni njoftoi vizitën dhe tha se dyshja tani ishin jashtë territorit ukrainas.


Shtuar 25.04.2022 07:36