U përdhunua nga vëllai kur ishte fëmijë, trondit 45-vjeçarja: Më pëlqen dhimbja nga tatuazhet

Trondit rrëfimi i një 45-vjeçareje nga Uellsi i Jugut në SHBA, e cila është përdhunuar nga vëllai i saj kur ishte fëmijë.

Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews, Melissa Sloanfoli për sfidat e jetës, përdhunimin dhe mënyrën se si ajo ka zgjedhur që të kalojë traumën e përdhunimit.

Ajo tha se hobi i saj për të bërë tatuazhe në fytyrë e ka ndihmur të kalojë dhimbjen e përdhunimit. Ajo tha se i pëlqen dhimbja që përjeton nga ngjyrosja e trupit dhe se vetëm në fytyrën e saj ka bërë 4 shtresa me tatuazhe.

“Thjesht më pëlqejnë tatuazhet më pëlqejnë imazhet dhe më pëlqen dhimbja që përjeton dhe fakti që dhimbja kalon pasi e bën tatuazhin. Tatuazhin e parë e kam bërë kur isha 20-vjeç, por e kam bërë në këmbë, nuk ishte në fytyrën time. Por kam bërë shumë tatuazhe në fytyrën time dhe kam bërë 3-4 shtresa. Nuk e ndaloj dot veten time duke bërë tatuazhe. Ka filluar rreth një vit më parë dhe siç e shihni kam bërë jashtëzakonisht shumë dhe është një dashuri për mua. Fëmijëve ju pëlqejnë shumë dhe thonë mami mos dëgjo asnjeri, nuk ka rëndësi çfarë mendojnë njerëzit ne të duam kështu siç je”, tha ajo./Albeu.com/