“Jam kundër që Ilir Meta të kandidojë për Tiranën”, Shehi: Herët për të folur për emra, opozita të dalë me një kandidat

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi njihet gjërësisht për komunikimin e tij të drjetëpërdrejtë dhe të thjeshtë, e kjo e bën një nga më të dashurit për njerëzit, pavarësisht kahun politik që ia i përket.

I ftuar në studion e Fax News, Shehi ka folur në lidhje me zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai tha së është herët për të folur me emra, por kundërshtoi kandidaturën e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Shehi  shtoi se opozita sot ende vazhdon të ketë probleme, ndërsa vendi ka nevojë për emra të rinj që të përfaqësojnë popullin.

Është shpejt për të folur për emra, ne flasim për modalitete. Të gjejmë një kandidat të përbashkët.

Cfarë na bashkon ne të gjthë bashkë? Lufta kundër PS, kësaj qeverise, Edi Ramës, na bashkon që të dalim me një kandidat të përbashkët.

Ka emra sa të duash. Edhe ne e kemi një emër. Duhet të sqarojmë një skemë si funksionin, jo të ngremë një zhurmë. Mendoj se mund te gjejme njerëz serioz kur ti nënshtrohemi rregullave demokratike. Nuk jam dakord që Ilir Meta të jetë për Tiranën, kryetarët e partive nuk duhet të jenë, mendoj që edhe vetë Meta nuk është dakord. Një njëri që ka qenë president nuk mund të bëhet kryetar bashkie. Duhen emra të rinj.

E vetmja shpresë janë këta të rinj, po u rrotulluan të njëjtët personazhe nuk ka vlerë. Të jemi të gjithë bashkë në tribunë që të ndjekim këtë kandidatë.

Ne nuk dakordësohemi nga dëshira, dashuria. Ne dakordësohemi se kemi një hall të përbashkët. Primaret janë një hap përpara drejt demokratizimit të PD, por primaret bëhen per PD , jo për partinë time. Te gjithë ti nënshtrohen një sondazhi shkencor, dhe ajo  e nxjerr 90%, se kush është më i pranueshem për qytetarët,” tha Shehi./albeu.com