Arkeologët zbulojnë monedha ari të shekullit të 7 në murin e një rezervati

Arkeologët në Izrael thonë se 44 monedha ari të pastër, që datojnë në shekullin e 7-të, janë gjetur të fshehura në një mur të një rezervati natyror.

Me peshë rreth 170 gr, thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream (Banias) u fsheh gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635, vlerësuan ekspertët, shkruan BBC.

Ata thanë se monedhat hedhin dritë mbi fundin e sundimit bizantin në këtë zonë.

Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mbijetoi për më shumë se 1000 vjet.

“Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij”, tha Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.