A është
kërcitja e nyjeve thjesht një ves irritues apo shkakton edhe dëme?
A shkaktohet artriti nëse kërcisni
nyjet?
Kërcitja e nyjeve nuk shkakton Artritin.
Si funksionojnë
nyjet? Nyja krijohet nga bashkimi i dy eshtrave.
Fundi i të dy eshtrave mbulohet nga kërca artikulare. Kërca rrethohet nga kapsula
nyjore.
Brenda kapsules
nyjore ndodhet
lëngu sinovial që shërben si lubrifikues për
nyjet dhe si burim i ushqimit për qelizat që mbrojnë kërcet
nyjore.
Lëngu sinovial përmban gazra të tretura në të – oksigjen, nitrogjen, dhe dioksid karboni. Kur kërcisni
nyjet apo kur i bëhet presion nyjes, ai presion brenda kapsulës
nyjore përhapet mirëpo është e kufizuar varësisht nga
lëngu sinovial në nyje.
Lëngu sinovial mund të shpërndahet vetëm nëse presioni brenda kapsulës
nyjore bie dhe gazrat e tretura në të derdhen jashtë lëngut.
Ajo zhurmë e kërcitjes vjen nga gazrat të cilat lirohen nga
lëngu në mënyrë të shpejtë.
Janë bërë disa studime ndër vite se a shkaktohet Artriti nga
kërcitja e nyjeve. Një studim zbuloj se nuk kishin artrit ata që kërcisnin gishtat, mirëpo
kërcitja e nyjeve shkakton të ejntura dhe ua humb forcën në duar./albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 17:42